Mundësia e përjashtimit nga Kupa e Botës? Reagon Federata Spanjolle

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 15:54

Mundësia e përjashtimit nga Kupa e Botës? Reagon Federata Spanjolle

Federata Spanjolle e Futbollit ka reaguar pas lajmit se FIFA i kishte kërcënuar ata me përjashtim nga Kupa e Botës duke thënë se lajmi nuk është i vërtetë. Por presidenti i përkohshëm i tyre, Huan Larrea, konfirmoi që ata do të kenë një takim me FIFA-n së shpejti.

spain

“Askush nuk do ta përjashtojë Spanjën nga Kupa e Botës. Kjo është e pamundur dhe nuk ka asgjë të vërtet në këtë lajm. Gjithsesi është e vërtetë që do të kemi një takim me FIFA-n, por do të jetë thjesht informativ dhe jo ndëshkues”, deklaroi presidenti i federatës për “AS”.

Juan-Luis-Larrea-RFEF

“Federata po funksionin normalisht dhe kombëtarja jonë e ka merituar plotësisht vendin në Kupën e Botës”, shtoi gjithashtu ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"