Mundën Tomorin në shtëpi, mbrojtësi i Besës: Fitore që më shijoi shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2021 | 16:17


Mundën Tomorin në shtëpi, mbrojtësi i Besës: Fitore që më shijoi shumë

Besa ka mundur në shtëpi Tomorin me rezultatin 2-1. Në përfundim të sfidës ka folur dhe mbrojtësi Skerdjan Perja.

besa

 

Ai “ka harruar” që është mbrojtës dhe vazhdon të shënojë gola të rëndësishëm. Kështu bëri edhe dje në Luz, duke shkuar në kuotën e tri rrjetave personale pas 11 javësh. Është më shumë se i lumtur që i dhuroi Besës fitoren, në një terren mjaft të vështirë.

Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, ai thotë:

“Ishte fitorja që më ka shijuar më shumë, pasi përveç Tomorit kishim dhe terrenin kundër. Triumfoi shpirti i Besës, sakrifica dhe dëshira e të gjithë grupit. Nëse luajmë kështu, nuk ka kundërshtar që na mund. Gara është e gjatë dhe shanset që të ngjitemi më lart në renditje janë, ndaj le të mbledhim forcat”.

PANORAMASPORT.AL