“Mund të shënonim në fillim dhe të merrnim 1 pikë”, Uzuni: E vështirë të depërtoje në mbrojtjen e Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2021 | 20:08

“Mund të shënonim në fillim dhe të merrnim 1 pikë”, Uzuni: E vështirë të depërtoje në mbrojtjen e Anglisë

Myrto Uzuni foli pas humbjes në shtëpi ndaj Anglisë me rezultatin 0-2. Në prononcimin për “Supersport”, futbollisti beratas u shpreh:

bandicam 2021-03-28 20-01-25-698

“Mund të shënonim në fillimin e ndeshjes dhe mund të merrnim 1 pikë, përballë një kundërshtari si Anglia, që ka kualitet të lartë.

Kur shikon një kundërshtar si Anglia, normalisht që do luash i tërhequr. Ishim duke luajtur me Anglinë, jo me një ekip të lehtë në letër.

Duhet të merrnim akoma më shumë përsipër ne lojtarët e sulmit, por ishte e vështirë, të depërtonim në mbrojtjen e Anglisë. Ndjejmë keqardhje, të gjithë mbajmë përgjegjësinë, për sa i përket rasteve, duhet të stërvitemi, për të dhënë më të mirën tonë”, deklaroi Uzuni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"