“Mund të shënonim më shumë”, Mërgjyshi: Lojtarët e tepruan…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 15, 2019 | 21:56

Apolonia Kategoria e pare Të fundit

“Mund të shënonim më shumë”, Mërgjyshi: Lojtarët e tepruan…

I çliruar nga një fitore e rëndësishme në transfertë, trajneri i Apolonisë, që këtë sezon ka presionin e ngjitjes “patjetër” në Superiore, para se të fliste për skuadrën e tij, është ndalur te kundërshtari.

mergjyshi

“Sinqerisht, jam i befasuar nga paraqitja e Elbasanit në këtë ndeshje. E dinim që është një skuadër me traditë dhe me grintë, por na vuri vërtet në vështirësi, edhe pse ishte një ndeshje ku të shumtën e kohës e kontrolluam ne lojën”, theksoi trajneri kryeqytetas. Më pas ai analizoi shkurtimisht paraqitjen e skuadrës që drejton, duke theksuar se rëndësi ka fitorja. Trajnerit të Apolonisë nuk i ka pëlqyer teprimi i lojtarëve të tij në rastet për shënim.

“Shënuam në pjesën e parë dhe kishim mundësi për t’i dyfishuar shifrat. U nxituam në rastet që patëm, edhe për shkak të teprimit që bënin lojtarët me mbajtjen e topit. Megjithatë, më e rëndësishmja është që arritëm të merrnim tri pikët në ndeshjen e parë të kampionatit, që për më tepër e luanim në transfertë. Kjo fitore besoj se do të na shërbejë për vazhdimësinë në një garë, ku dihet që synimet e Apolonisë janë për ngjitjen në Superiore”, u shpreh trajneri Mërgjyshi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com