Mund të quhet e kryer, sulmuesi i Milanit tek Atletiko për 18 mln euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 22:45

Mund të quhet e kryer, sulmuesi i Milanit tek Atletiko për 18 mln euro

Zërat e kohëve të fundit duket se kanë marrë një konfirmim nga Spanja. Janë mediat e gadishullit iberik, që e bëjnë fakt të kryer kalimin e kroatit të Milanit, Nikola Kaliniç tek Atletiko e Madridit.

milan-serie-a-1024x703

Për këtë transferim, është përdorur formula e huazimit, me detyrim blerje në fund të sezonit për shifrën e 18 milionë eurove. Në orët e ardhshme, pritet që Kaliniç të mbërrijë në Madrid, dhe të prezantohet në stadiumin Vanda Metropolitano.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"