“Mund të ngrihet për të qëndruar ulur, por…”, mjeku zbulon gjendjen e Shumakerit: Ky është maksimumi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 21:49

“Mund të ngrihet për të qëndruar ulur, por…”, mjeku zbulon gjendjen e Shumakerit: Ky është maksimumi

 Mjeku neurokirurg Erik Riederer ka zbuluar së fundi gjendjen e legjendës së Formula 1, Majkëll Shumaker. Sipas mjekut, ish-piloti 51-vjeçar, ndodhet në “gjendje vegjetative” dhe nuk reagon më ndaj familjes së tij.

shumi

“Shumaker është në gjendje vegjetative, që do të thotë se është zgjuar por nuk mund të reagojë. Ai merr frymë, zemra i rreh, dhe ndoshta mund të ngrihet për të qëndruar ulur po jo më shumë,” tha ai për rrjetin TMC.

Michael-Schumacher-is-in-a-‘vegetative-state’-and-not-responding-to-his-family-leading-neurosurgeon-claims-990x660

“Ky është maksimumi për të. Nuk besoj se ka shanse për ta parë atë siç ishte para aksidentit”, tha Riderer duke iu referuar rrëzimit të Shumakerit teksa bënte ski në Alpet Franceze në 2013, ku pësoi goditjen në kokë. Aksidenti ishte aq i rëndë sa megjithëse ai mbante helmetë, ra menjëherë në koma.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"