“Mund të ndryshosh gruan dhe bindjen politike, por kurrë skuadrën e zemrës”, Tirana motivon tifozët në rrjetet sociale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2020 | 22:17

“Mund të ndryshosh gruan dhe bindjen politike, por kurrë skuadrën e zemrës”, Tirana motivon tifozët në rrjetet sociale

Pas vendimit të FSHF-së në mbledhjen e djeshme, për rifillimin e Kategorisë Superiore, në datën 3 qershor, kryesuesit në fuqi të Tiranës, kanë menduar të karikojnë tifozët e tyre, duke shpërndarë në faqen zyrtare të klubit në “Instagram”, një shkrehje motivuese ku shkruhet:

tIRANA FESTA NDAJ KUKESIT

“Mund të ndryshosh gruan, mund të ndryshosh bindjet politike. Mund të ndryshosh qytetin, por kurrë nuk mund të ndryshosh skuadrën tënde të preferuar në futboll”.

Tiranapostimi

Kujtojmë që Tirana kryeson kampionatin me 53 pikë, 9 pikë më shumë se Kukësi dhe është pranë titullit kampion. Deri në përfundim të sezonit mungojnë edhe 10 ndeshje që do të vendosin nëse bardheblutë do të fitojnë titullin apo jo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"