Postuar: Nëntor 23, 2020 | 11:46
“Mund të luajë me cigare në fushë”, Vieri “ngre në qiell” futbollistin e Juventusit
Ndoshta, goli me Brazilin ndaj Uruguait e kishte karikuar dhe ndoshta tani po nis të kuptojë skemat e Pirlos. Pikërisht ndaj Kaljarit, ishte Artur Melo truri i lojës bardhezi, të paktën duke parë edhe komplimentet e marrë nga Kristian Vieri e Daniele Adani, në një lidhje mes tyre në “Instagram”.
“Kur luan te Barça dhe më pas ndërron ekip, mund të shkosh kudo dhe të luash me cigare në gojë në fushë”, komenton Vieri për Arturin, ndërsa Adani aprovon. – Artur di të bëjë gjëra që të tjerët nuk i kuptojnë. Luan titullar te Brazili, është komandanti i lojës së ‘Seleçaos’ dhe i tillë do të jetë shpejt edhe te Juvja”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"