Mund të lirohet nëse e thërret Barcelona, katalanasit kanë gati zëvendësuesin e Valverdes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 18:51

Mund të lirohet nëse e thërret Barcelona, katalanasit kanë gati zëvendësuesin e Valverdes

Barcelona nuk po kalon një formë të mirë këtë sezon. Edhe pse është në vendin e parë në kampionat me 22 pikë, skuadra nuk po luan futboll të mirë dhe nuk bind me paraqitjet.

Kuman

Padyshim që një pjesë të fajt për këtë e ka dhe trajneri Ernesto Valverde, që përderisa vazhdojnë këto gabime, është në rrezik. Dhe duket se ky do të jetë sezoni i fundit për të, te katalanasit.

Mediat iberike kanë raportuar se Ronald Kuman, është alternativa më e mundshme për stolin e katalasve. Trajneri i Holandës ka një kontratë me Kombëtaren, por mësohet se në rast se thirret nga Barcelona ai mund të lirohet.

Këtë e ka konfirmuar vet trajneri për “Fox Sport”. Kjo gjë mund të ndodhë vetëm pas Europianit të 2020-ës, aty ku me shumë mundësi do të jetë edhe Holanda.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"