Mund të largohet që në janar, klubet “big” gati të përfitojnë nga klauzola e veçantë sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 14:54

Mund të largohet që në janar, klubet “big” gati të përfitojnë nga klauzola e veçantë sulmuesit

Erling Haland është një nga sulmuesit më premtues të së ardhmes. Norvegjezi deri në këtë pikë të sezonit, ka luajtur 20 ndeshje me Salcburgun, në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar 27 gola dhe ka dhuruar 7 asist.

erling halandd

Këto shifra dhe statistika nuk mund të mos bien në sytë e ekipeve të mëdha. Juventusi, Reali, PSG apo dhe Mançester Junajtid, kanë shfaqur interesin e tyre deri më tani.

Salcburgu skuadra ku luan aktualisht Haland, kërkon më shumë se 50 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin. Por “Sport Bild”, publikoi një lajm të bujshëm se Haland ka një klauzolë të veçantë, për muajn janar, që i lejon të largohet për 20 milionë euro.

erling haland

Mbetet tashmë për t’u parë nëse klubet e sipërpërmendura do të hidhen në sulm, për ta blerë lojtarin e talentuar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"