“Mund të japë kontribut të madh te Juventusi, Vrioni është sulmues i shkëlqyer”, ish-mbrojtësi bardhezi i thur elozhe shqiptarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2020 | 0:09

“Mund të japë kontribut të madh te Juventusi, Vrioni është sulmues i shkëlqyer”, ish-mbrojtësi bardhezi i thur elozhe shqiptarit

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Klaudio Zapa, i ka thurur elozhe sulmuesit të Kombëtares, Xhakomo Vrioni, i cili është pjesë e Juventus u-23 në Serinë C. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mbrojtësi 23-vjeçar, i cili ka qenë shok skuadre me shqiptarin te Pistoieze, e ka cilësuar Vrionin, si një sulmues të shkëlqyer që mund të japë një kontribut të madh të bardhezinjtë.

Vrioni

“Vrioni mund të japë një kontribut të madh te Juventusi. Është një sulmues shumë fizik, me një të majtë të shkëlqyer dhe që i lejon atij të shënojë shumë gola.

vrioni

Sulmon hapësirën mirë dhe është një sulmues i shkëlqyer që e ndihmon skuadrën. Ka një prespektivë të madhe dhe nëse Juventusi e ka marrë atë…”, u shpreh Zapa, i cili e mbyll deklaratën e tij me nënkuptim.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"