“Mund të ishim 4-0 në minutat e para”, Manaj: Ndihem fajtor për rastet e humbura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 20:45

“Mund të ishim 4-0 në minutat e para”, Manaj: Ndihem fajtor për rastet e humbura

Futbollisti i Shqipërisë Rei Manaj deklaroi se kombëtarja mund ta kishte çuar rezultatin në 4-0 në minutat e para të ndeshjes me Kazakistanin. Për “RTSH Sport”, sulmuesi kuqezi shtoi se skuadra mund të kishte shënuar më shumë dhe se ndihet fajtor për dy rastet e tij të humbura.
rejaaaaa,,,,,,
“Lëndimi dhe ndeshja – Mora një goditje nga fundi, por jam mirë. Jam i kënaqur për fitoren e ekipit, nuk kishim bërë ato ndeshje që na ka kërkuar trajneri. Minutat e para mund të ishim 4-0. Ai supergol i Kazakistanit na demoralizoi. Në pjesën e dytë bëmë 3-1, kishim raste me Cikalleshin, mua, Hysajn.

Rastet e humbura – Gabime ka në lojë, mund të shfrytëzonim më mirë në pjesën e parë dhe të dytë. Me 3-1 jemi të knaqur. Me Sokolin kemi bërë gjithmonë mirë. Normalisht, do na duhen të gjithë futbollistët.

Kënaqësia e golit – Kisha një vit që prej golit me Andorrën, më etiketoi njëri në ‘Instagram’. Rëndësi ka që fituam. Ndihem fajtor që s’i shënova ato dy raste. Edhe fusha s’ishte aq ideale për një ndeshje me kaq rëndësi”, u shpreh Manaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"