“Mund të isha shoferi ose kopshtari i Ronaldos”, habit trajneri i Hungarisë: Lojtar si ai e dinë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2021 | 16:44

“Mund të isha shoferi ose kopshtari i Ronaldos”, habit trajneri i Hungarisë: Lojtar si ai e dinë që…

Teksa kanë mbetur pak orë nga starti i sfidës Hungari-Portugali, deklarata e trajnerit hungarez i ka habitur të gjithë duke treguar përulësi të madhe ndaj yjeve që do të ketë kundërshtar.

hungary

Marko Rosi në daljen e tij në konferencë për shtyp u shpreh se mund të punonte si shoferi ose kopshtari i disa prej yjeve të Portugalisë, deklaratë e cila u mor me humor pasi ky ishte qëllimi i teknikut Rosi.

‘’Kampionët si Kristiano Ronaldo e dinë që në një turne si ky i rëndësishëm është përfundimi. Për ta, kjo është vetëm ndeshja e parë, për ne sikur të ishte ndeshja e fundit e karrierës sonë .

Kundërshtarët më të frikshëm? Unë duhet t’i rendis të gjithë, ata janë shumë të njohur në të gjithë botën. Unë mund të jem kopshtari ose shoferi i disa prej tyre. Duhet të jemi të kujdesshëm duke luajtur si një ekip, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mbajmë skuadrën e mbledhur. Dhe shpresojmë të kemi edhe fat”, u shpreh Rosi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"