“Mund të futemi në grupet e Champions-it”, flet Egbo: Racizmi më bën më të fortë, duam të tregojmë se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 13:08

“Mund të futemi në grupet e Champions-it”, flet Egbo: Racizmi më bën më të fortë, duam të tregojmë se…

Emanuel Egbo u bë trajneri i parë afrikan, i cili fiton një titull në Europë, teksa këtë e arriti me Tiranën këtë sezon, duke fituar kampionatin pas 11 viteve mungesë.

Emanuel Egbo

Në një intervsitë të gjatë të dhënë për “punchng”, trajneri i bardhebluve është shprehur se skuadra e tij e ka një mundësi të shkojë në grupet e një kompeticioni europian, ndërkohë që është shprehur se mezi po i pret ndeshjet në Europë, për t’i treguar njerëzve se titulli nuk ishte rastësi.

“Jam i kënaqur që ndihmova klubin tim të arrijë titullin kampion pas 11 vitesh. Për një klub që është mësuar të fitojë tituj dhe kupa çdo vit, të presësh 11 vite është një ndjenjë e pabesueshme. Të qenurit i pari afrikan që e bën këtë, është një ndjenjë e mrekullueshme.

Ne mezi po i presim ndeshjet e Europës, për të treguar se fitimi i kampionatit nuk ishte i rastësishëm. Unë besoj se kemi një mundësi të mirë të kalojmë në grupet e Ligës së Kampioneve ose në Ligën e Europës. Ne thjesht duhet të japim më të mirën dhe të besojmë  te vetja jonë dhe më pas gjithçka është e mundur. Më e mira nuk ka ardhur ende.

Marrja e drejtimit të Tiranës? Nuk ishte e lehtë për mua, por duke besuar te vetja kishim besim se mund t’ia dilnim. Duhet te dini mentalitetin dhe kulturën e një vendi ku jetoni dhe punoni, duhet të mësoni gjuhën dhe të përziheni me ta për t’u pranuar si një prej tyre. Kjo ma bëri pak më të lehtë për të pasur sukses. Mësova nga gabimet e trajnerëve të tjerë dhe mora pak nga metodologjia e tyre për të krijuar filozofinë time.

EGBO

U habita nga intervista e Duit Jork, se të bardhët favorizohen në stërvitje. Ne duhet të punojmë shumë dhe në momentin që do të na jepet mundësia më e vogël, duhet ta shfrytëzojmë atë në maksimum.

Kampionati shqiptar po zhvillohet dhe po rritet në çdo aspekt, duke filluar nga infrastruktura deri të pajisjet e trajnimit. Aty përdoret stili italian i futbollit. Unë mendoj se trajnerëve vendorë duhet t’u jepet mundësi për të marrë drejtimin e kombëtareve afrikane.

Racizmi është një çështje që duhet të trajtohet me kujdes. Ka rreth më shumë se 400 vjet që ekziston dhe duam apo jo ne, ai do të vazhdojë. Thjesht duhet të kemi një forcë për ta kaluar sa më lehtë atë. Ne nuk duhet të mposhtemi nga racizmi, përkundrazi ai duhet të na bëjë më të fortë, për t’u dëshmuar atyre që na tallin, se ne nuk biem poshtë pavarësisht gjithçkaje. Pikërisht këtë jam munduar të bëj edhe unë.

Gjithmonë nëse do më jepej mundësi për të drejtuar Nigerinë do isha gjithmonë gati, pavarësisht gjithçkaje. Arritja më e madhe në karrierën time ka qenë titulli i fituar me Tiranën këtë sezon. “, u shpreh Egbo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"