“Mund të fitojmë Champions-in dhe La Ligën”, Setien jep miratimin për Lautaro-Pjaniç: Do të më pëlqente… Nejmar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 21:56

“Mund të fitojmë Champions-in dhe La Ligën”, Setien jep miratimin për Lautaro-Pjaniç: Do të më pëlqente… Nejmar

Kike Setien ka dhënë pëlqimin e tij për transferimin e Lautaro Martinezit dhe Miralem Pjaniçit te Barcelona. Trajneri i katalanasve e di shumë mirë që nuk ka ndonjë rol të rëndësishëm në këtë aspekt, sepse klubi po ndërtohet për një figurë tjetër më të madhe në aspektin e trajningut, por ai është në një linjë me drejtuesit e klubit. Mendon se dy lojtarët e mësipërm do të përshtaten mjaft mirë me stilin e Barcelonës. 

mesi setien

Nejmar- Ndërkohë që ka dhënë miratimin për dy futbollistët e Serisë A, Setien shpreson që një ditë të stërvitë Nejmarin. E konsideron si një nga ëndrrat e karrierës së tij dhe shpreson që kampioni brazilian t’i bashkohet Barcelonës në merkaton e ardhshme. Diçka që duket shumë e vështirë për shkak të krizës që ka përfshirë skuadrën e Barcelonës.

“Do të isha shumë i lumtur nëse do të stërvitja Nejmarin. Bëhet fjalë për një lojtar të një niveli të lartë dhe këtë askush nuk mund ta vërë në dyshim”, tha fillimisht trajneri Setien. Ai ka folur gjithashtu edhe për mundësinë që ka Barcelona për të fituar La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. “Jemi të bindur që mund ta fitojmë titullin kampion dhe Ligën e Kampionëve. Mund t’ia dalim, edhe pse është e vështirë”, tha numri një i Barcelonës duke sqaruar edhe deklaratat e Mesit.

“Kanë krijuar një debat shumë të madh. Ne jemi të bindur që kemi ekip të fortë, por duhet të përmirësohemi në disa gjëra për të shkuar deri në fund të kompeticioneve”, shtoi trajneri i katalanasve. Ai analizoi edhe situatën e disa lojtarëve individualë.

Quique-Setien

“Dembele dhe Umtiti do të jenë gati në kohë dhe do të jenë një vlerë e shtuar për skuadrën. Suarez? Nuk është ende i rikuperuar totalisht, por po vazhdon të punojë. Rakitiç? Do të mbështetem tek ai për aq kohë sa është pjesë e skuadrës sonë. Do të vazhdoj ta konsideroj një lojtar të vlefshëm”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"