Mund të ëndërrojmë/ Shqipëria e mbyll muajin në vendin e dytë, shikoni kalendarin e plotë të grupit I

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 0:35

Mund të ëndërrojmë/ Shqipëria e mbyll muajin në vendin e dytë, shikoni kalendarin e plotë të grupit I

Kombëtarja e Shqipërisë bën pjesë në Grupin I të kualifikueseve për Botërorin “Katar 2022”. Pas 6 takimeve në grup, kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë me 12 pikë, një më shumë  se Polonia dhe 4 më pak se Anglia kryesuese. Humbja e polakëve ndaj “3 Luanëve” do të na shkonte më shumë për shtat, gjithsesi edhe barazimi nuk na i zbeh shpresat për vendin e dytë.

Kombëtarja Shqipëria

Ndërkohë për sa i përket Hungarisë, kundërshtar të cilin e mundëm më 5 shtator për herë të parë në histori, ata momentalisht ndodhet në vendin e katërt dhe që kanë 10 pikë.

Renditja

Trepikëshi me hungarezët i ka ngjallur shpresat te Kombëtarja për të zënë vendin e dytë, teksa tashmë gjithçka është në dorën tonë.

Pa dyshim, për të arritur këtë objektiv madhor, që mund të na çonte në fazën “play off” mes vendeve të dyta në grup, Shqipërisë i duhet të mposhtë Hungarinë dhe Poloninë në ndeshjet e mbetura.

Ndihma e “Tre Luanëve” nevojitet që sot. Dy sfidat e tetorit janë “flakë” për ekipin e Rejës, ku mund të digjet vetë ose të përcëllojë rivalët, pasi nga sfidat direkte me Hungarinë e Poloninë varet vendi i dytë. Nëse Shqipëria fiton në Hungari si dhe fiton më pas me Poloninë në “Air Albania” shanset për vendin e dytë do të shtoheshin shumë. Matematikisht, gjithçka është e mundur për vendin e dytë!

Ndeshjet 1 sakte

 

ndeshjet 2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"