“Mund të arrijë qiellin”, Solskjaer me sulerlativa për talentin e ekipit: Lë gjurmë sa herë hyn nga stoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 15:00

“Mund të arrijë qiellin”, Solskjaer me sulerlativa për talentin e ekipit: Lë gjurmë sa herë hyn nga stoli

Ole Gunar Solskjaer thotë se Mejson Grinud mund të arrijë qiellin me talentin që ka. Sulmuesi 19- vjeçar i akademisë së “Djajve” ka shënuar 6 gola këtë sezon, më shumë se çdo lojtar tjetër në këtë moshë prej Runit (9 gola me Evertonin në 2003-’04).

Mason Greenwood of Man Utd during the Premier League match between Newcastle United and Manchester United, ManU at St. J

Dhe përpara ndeshjes së sotme me Bornmëthin, trajneri norvegjez foli me superlativa për sulmuesin e tij: “Nuk është e lehtë për një djalosh kaq të ri. Por ne po kujdesemi për të.

Sa herë hyn nga stoli, ai lë gjurmë. Është përmirësuar shumë këtë sezon, kështu që limiti i tij është qielli. E ka ai në dorë. Ai e di se çfarë duhet të bëjë për të luajtur. Mejson është përpara meje në moshën 18-19 vjeç. Kjo është e sigurt”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"