“Mund ta kem ekzagjeruar, por Fergusoni…”, Solskajer: Nëse gabojmë, do hedhim sezonin në erë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 11:28

“Mund ta kem ekzagjeruar, por Fergusoni…”, Solskajer: Nëse gabojmë, do hedhim sezonin në erë

Ndonëse fitoi 2-0 ndeshjen e vajtjes kundër Granadës, për më shumë në transfertë, trajneri i Mançester Junajtidit nuk kërkon t’i zërë besë rivalit spanjoll, duke qenë se ata do të vijnë në “Old Trafford” pa pasur asgjë për të humbur. Prandaj, edhe pse ai e di mirë se avantazhi është shumë i madh, tekniku norvegjez kërkon gjithsesi shumë kujdes.

solskjaer.manchester.united.2020.21.sorriso.750x450

“E dimë që Granada do të vijë në ndeshjen ndaj nesh pa pasur asgjë për të humbur dhe kjo do ta bëjë dyfish më të rrezikshme. Detyra jonë, ndonëse fituam 2-0 ndeshjen e parë, është që të dominojmë ndeshjen që në fillim, të kemi kontrollin e saj gjatë të gjithë kohës dhe mbi të gjitha të shënojmë e të fitojmë. Vetëm kështu mund të jemi të qetë në këto 90 minuta. Mos harrojmë se çfarë i ka shkaktuar Granada Realit dhe Barcelonës në kampionat, prandaj të mos bëjmë provë dhe të kapemi në befasi. Pasi nëse gabojmë këtë ndeshje, mund të hidhnim në erë të gjithë sezonin që kemi bërë deri tani. Nëse ka një skuadër e cila ka gjithçka për të humbur ata jemi vetëm ne, prandaj nuk dua tolerime apo mungesë përqendrimi”, shprehet trajneri i Junajtidit.

DEBATI ME SON – Por, duke parë polemikën e madhe që shkaktuan fjalët e tij, më saktë akuzat për simulim ndaj koreanit të Totenhemit, Son, Solskjaer nuk nguron që t’i kthehet sërish: “Unë thashë se nuk do doja që të isha babai i Sonit… Ndoshta mund ta kem ekzagjeruar pak, por personalisht jam rritur me parimet se qoftë si lojtar, por gjithashtu si trajner, unë dua që të fitoj në bazë të rregullave. Mbaj mend se shumë vite më parë, unë për një simulim u përjashtova me karton të kuq në një ndeshje me Njukasëllin. Pas atij gjesti në kokën time mendoja se kisha vepruar drejt, por kur u ktheva në dhomat e zhveshjes Sër Aleks Ferguson më kritikoi, më dënoi, pasi më tha se te Junajtidi nuk fitohen ndeshjet duke bërë padrejtësi në fushë”, përfundoi “Ole”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"