“Mund ta fitoj prapë Ligën e Kampioneve”, Ronaldo beson te suksesi maksimal me Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2020 | 15:00

“Mund ta fitoj prapë Ligën e Kampioneve”, Ronaldo beson te suksesi maksimal me Juventusin

Kristiano Ronaldo beson se mund të fitojë Ligën e Kampioneve me Juventusin.

Ronaldo

Në një intervistë për “Canal 11”, ylli portugez, i cili dje festoi 35 vjetorin e lindjes tregon se bardhezinjtë kanë mundësi për të fituar trofeun e ëndërruar, i cili mungon prej 23 vitesh në Torino.

I pyetur se si do ta imaginonte dikur veten kur të mbushte 35 vjeç, Ronaldo tregon se me siguri do të peshkonte në vendlindjen e tij Madeira në Portugali. Ndërsa për golin më të bukur të karrierës së tij, ylli portugez zgjodhi si golin më të vështirë për të realizuar roveshatën e famshme kundër Juventusit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve në sezonin 2017-2018.

“Si e imagjinoja veten në moshën 35-vjeçare – Mbase do të isha duke peshkuar në Madeira. Dëshiroja të bëhesha lojtar profesionist, por nuk e mendoja se do të fitoja kaq shumë në karrierë.

uzyxqdezebmh5e3bfb48aa84e

Dëshira për të fituar sërish Ligën e Kampioneve – Juventusi më jep mundësinë që ta fitojë sërish këtë trofe. E dimë që është e vështirë, varet nga shumë faktorë, por kemi mundësi ta realizojmë sepse kemi një skuadër të mirë. Duhet të shkojmë përpara hap pas hapi.

Goli më i bukur në karrierë – Nuk është e lehtë të zgjedhësh. Por goli me roveshatë është padyshim njëri nga më të vështirët për të shënuar”, deklaroi Ronaldo.

ronaldo-bicycle-kick-goal-real-madrid

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"