Muka: Me këto ritme Tirana del kampione

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2016 | 21:55

Muka: Me këto ritme Tirana del kampione

Devi Muka e cilëson këtë si një fitore të madhe. Ai është i bindur se me këtë ritëm, Tirana mund të shpallet edhe kampione. Gjatë deklaratës së dhënë për mediat ai thotë se ky rezultat është fryt i punës së bërë prej kohësh.

muka

“Nuk di çfarë të them. S’e përshkruaj dot me fjalë këtë sfidë. Një superekip. Kjo është Tirana e madhe! Ishte një ndeshje e madhe nga ana jonë. Kjo është skuadra që ne kërkojmë të jetë në fushën e lojës, ajo që e prisnim prej kohësh dhe për të cilin kemi punuar gjatë gjithë kësaj periudhe”, kështu e ka nisur fjalën e tij drejtori sportiv, ndërsa kuptohej qartë në zërin e tij që emocionet që po përjetonte ishin të mëdha.

Tirana gol Skenderbeut

Objektivat

Muka është i bindur që me këtë ritëm Tirana mund të shpallet edhe kampione, ndaj pret që grupi të qëndrojë i bashkuar për ta mbyllur suksesshëm këtë sezon. “Tirana është një klub i madh dhe mendoj se të gjithë duhet t’i qëndrojmë pranë kësaj fanelle, e cila është realisht e rëndë. Tirana e meriton të jetë në mes të ekipeve më të mira të kampionatit shqiptar. Mendoj se me këto ritme mund të dalim edhe kampionë”, shtoi ai.

Tirana feston

Tifozët

Drejtori e cilë- son mbështetjen e tifozëve si një motiv drejt sukseseve. “Tifozët kanë krijuar një superatmosferë, duke iu përshtatur më së miri edhe asaj që skuadra dha në fushë. Pas kësaj fitoreje, nuk ka nevojë për koment. Kjo është tifozëria e Tiranës, që e mbështet ekipin në çdo moment dhe pas çdo rezultati. Por duhet pranuar se, pas një fitoreje plot spektakël, gjithçka është perfekte. Premio? Ka parà edhe për të shpenzuar në dasmë, por edhe për ekipin”, tha Muka.

Tirana tifozet

Rikthimi

I rikthyer prej dy javësh në stadium pas shkëputjes prej dënimit që mori nga Disiplina (pas sherrit në derbi), drejtori deklaron se festa ishte e dyfishtë, pasi u arrit edhe në ditën e shënuar të Gentian Muçës. “Tirana e thashë që është një klub i madh dhe që e dua me shpirt. Jam dyfish i kënaqur, pasi fitorja erdhi në ditën më të shënuar të Gent Muçës. A do ta teprojmë me pijen në dasmë? Ka mundësi (qesh)”, përfundoi Devi Muka.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"