Muçi jashtë Kombëtares, FSHF sqaron pse nuk do të jetë në dispozicion të Bushit sulmuesi i Legias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2021 | 22:12

Muçi jashtë Kombëtares, FSHF sqaron pse nuk do të jetë në dispozicion të Bushit sulmuesi i Legias

Ka filluar ditën e sotme grumbullimi i Kombëtares së 21-vjeçarëve, në prag të ndeshjes së parë eliminatore për Kampionatin Europian të vitit 2023, ndaj Andorrës në transfertë dhe miqësoren ndaj Bullgarisë po në transfertë. Skuadra është grumbulluar në hotel “Dyrrah” në Durrës.

KOMBETARJA U21

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se në grumbullim janë paraqitur të 25 lojtarët e grumbulluar nga tekniku Alban Bushi.

Ndërkaq, Ernest Muçi, sulmuesi i Legias së Varshavësh, ka pasur problem dëmtimi dhe pas vizitës së specializuar, kontrolleve dhe konsultave të stafit mjekësor i Kombëtares U-21 është konstatuar se ai nuk mund të rikuperohet për të luajtur këto dy ndeshje.

Në këto kushte stafi teknik ka vendosur që ai të largohet nga grumbullimi në mënyrë që të vazhdojë rikuperimin e dëmtimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"