Muçi abonohet me golin, Shqipëria U-19 mposht Olimpja Lubjanën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2019 | 21:45

Muçi abonohet me golin, Shqipëria U-19 mposht Olimpja Lubjanën

Pas 2 humbjesh, Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka siguruar fitoren e parë në turneun miqësor që është duke u zhvilluar në Zagreb të Kroacisë, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Olimpja Lubjanën.

U19-Shqiperi-Olimpja-Lubjane

Ndeshja ka qenë në dominimin kuqezinjve që kanë zhvilluar një lojë sulmuese duke kërkuar vazhdimisht portën kundërshtare. Golat për Shqipërinë janë shënuar nga Muçi në minutën e 55-të me penallti dhe Ibrahimi ka shënuar në minutën e 66-të golin e dytë. Ky turne do të mbyllet nesër me ndeshjen për vendin e 5-të ku Shqipëria do të përballe me Kroacinë U-19 në orën 09:45.

Shqipëria U-19 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Malaj, Rexhepi, Selishta, Hida, Beqja, Rrapaj, Ibrahimi, Muçi, Prenga, Shimaj, Beu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"