Muça me emocionet e derbit: Sapo ka filluar, jemi të qetë dhe të përqëndruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 20:16

Muça me emocionet e derbit: Sapo ka filluar, jemi të qetë dhe të përqëndruar

Gentian Muça, kapiteni i fushës së Tiranës, është i bindur se bardheblutë do të bëjnë mirë edhe në derbi. Pas sfidës me Kukësin, në një prononcim për “Panorama Sport” pohoi se përmbysja është një nga armët më të forta të Tiranës këtë sezon.

muca1-960x640

“Nuk është se duam ne që të bëjmë këto gjëra, apo t’i bëjmë tifozët tanë me zemër, por kështu rrodhi loja. E rëndësishme është që skuadra nuk dorëzohet asnjëherë”, tha Muça.

Më pas, Genti foli teknikisht për sfidën me kuksianët. “E kemi filluar ndeshjen mirë, si në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë. Goli është meritë e kundërshtarit që vjen te porta. Ishim të pafat te goli, por ajo iku dhe ne fituam. Sa për të qenin tim në fushë, gjithçka i takon Zotit jo Gentit që ishte në fushë. E përsëris, kishim përballë një skuadër shumë të mirë, ndoshta më të mirën e kampionatit. Vlerësimi ynë ishte maksimal. Siç e kam thënë edhe më parë. Respekt për veten tonë, më pas për kundërshtarin”, vazhdoi më tej Muça.

tIRANA FESTA NDAJ KUKESIT

Në fund dy fjalë për kreun dhe derbin me Partizanin.”Për derbin ka kohë akoma. Jemi të qetë dhe të fokusuar. Për ne derbi ka filluar. Të qenit më i vështirë qëndrimi në krye apo kapja e kreut? Këtë do ta them në javët në vazhdim”, mbylli Gentian Muça.

Tirana-Derbi

Kujtojmë se ai është rikthyer më i fortë se kurrë. Mbrojtësi bardheblu dhe zëvendëskapiteni i skuadrës prej ndeshjes me Kukësin në fazën e dytë është një nga më të mirët për Tiranën. I rikthyer titullar pas më shumë se dy vitesh e gjysmë, Muça ka qenë titullar në tetë takimet e fundit. Lojtari humbi dy vite e gjysmë futboll për shkak të dëmtimit, ndërkohë që në karrierën e tij sportive ka luajtur me Dinamon, Vllazninë dhe Flamurtarin, por edhe me Kukësin në Kupat e Europës dy sezone radhazi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"