Muça, kritika sulmuesit të Partizanit: Nuk ka cilësi, është sa për të plotësuar numrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 11:05

Muça, kritika sulmuesit të Partizanit: Nuk ka cilësi, është sa për të plotësuar numrin

Ish-trajneri dhe tani në rolin e analistit, Shkëlqim Muça, ka folur për ndeshjen Kukësi- Partizani, e cila u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja.

Muca

Muça, në “RTSH Sport”, nuk kurseu kritikat për lojtarin Lukas Kardozo, që hyri në fushë në vendin e Stenio Zhun- iorit që u dëmtua. “Ishte një ndeshje shumë taktike, mes dy skuadrave që kanë shumë cilësi. Në pjesën e dytë lojtarët e kuq punuan shumë mirë”, tha fillimisht Muça.

Ndërsa për sulmuesin e Partizanit, ish- trajneri i njohur tha: “Kardozo, për mendimin tim, është një lojtar sa për të plotësuar numrin, pasi nuk ka cilësi. Nuk është lojtar për Partizanin që të dalë kampion”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"