Muça e kritikoi, reagon sulmuesi i Partizani: Ma shpifi, nuk merr vesh nga futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 23:58

Muça e kritikoi, reagon sulmuesi i Partizani: Ma shpifi, nuk merr vesh nga futbolli

Ish-trajneri i njohur, Shkëlqim Muça, kritikoi sulmuesin e Partizanit, Lukas Kardozo, duke e konsideruar si një futbollist sa për numër.

kardozo

Vetë sulmuesi i Partizanit kontaktoi me gazetën dhe reagoi në lidhje me këtë kritikë të Muçës, duke thënë: “Opinioni i atij nuk ndryshon asgjë, aftësitë e mia i di trajneri dhe njerëzit me të cilët rri çdo ditë. Muça nuk e di historinë time, ato që ai i ka thënë për mua te Partizani, i ka gabim. Nuk e njoh si futbollist, ndërsa si analist, ma shpifi.

Ai nuk merr vesh nga futbolli. Unë nuk jam një sulmues, por jam përshtatur të luaj aty dhe të ndihmoj ekipin. E kuptoj se jo të gjithë njerëzit do të më pëlqejnë, por unë jam duke bërë maksimumin tim. Kam ardhur te Partizani me meritë të plotë. Nëse Muça nuk e di, po i kujtoj se kam shënuar 30 gola në një vit e gjysmë në Maqedoni.

Kam 2 vite që nuk luaj rregullisht, për shkak të një operacioni që kam kryer. Plus, po punoj me një trajner të ri dhe po mundohem të kap sa më shpejt formën e mirë. Fillimisht, Muça duhet të fillojë t’i njohë futbollistët, pastaj të kritikojë”, u shpreh Lukas Kardozo për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Muça, kritika sulmuesit të Partizanit: Nuk ka cilësi, është sa për të plotësuar numrin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"