“Muajt e parë te Barcelona ishin të vështirë”, rrëfehet Rei Manaj: Ndihem i lumtur tek Specia, objektivi im personal është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2021 | 14:37

“Muajt e parë te Barcelona ishin të vështirë”, rrëfehet Rei Manaj: Ndihem i lumtur tek Specia, objektivi im personal është…

Rei Manaj arriti të shënojë golin e tij të parë me Specian në këtë sezon në Serinë A në fundjavë në barazimin 2-2 ndaj Sasuolos. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjatë një interviste me katalanasen “MARCA” ka treguar ndjesitë e mbërritjes te Specia dhe aventurën e tij që kaloi te Barcelona B:

manaj

Mbërritja te Specia – “Ndihem shumë i lumtur. Muajt ​​e parë ishin pak të vështirë, sepse stili ishte krejtësisht i ndryshëm. Te Barcelona, ​​qëllimi ishte të mbanim topin dhe këtu është pak më e komplikuar. Atmosferë e bukur dhe jam shumë i lumtur”.

Tiago Mota – “Ai pëlqen të qarkullojë topin, por pëlqen dhe lojën fizike. Ai do që ekipi të jetë intensiv, të vrapojë shumë dhe gjithashtu seancat stërvitore janë shumë intensive. Ai është një trajner i mirë dhe ka vend për rritje”.

Skuadra – “Ne jemi një ekip i ri, por kemi disa gjëra për të përmirësuar. Nuk kemi shumë përvojë, por të gjithë së bashku po kërkojmë të arrijmë objektivin, që është të qëndrojmë në Serinë A.”

Aventura te Barcelona B – “Në fillim pata disa vështirësi për t’u përshtatur me Barcelonën. Mes stilit të Barcelonës dhe skuadrave të tjera ka shumë dallime. Muajt ​​e parë nuk u ndjeva shumë rehat, por më pas arrita të përshtatem dhe shënova 14 gola në sezon”.

Objektivat personal – “Do të doja të arrija numra dyshifrore në nivelin e golave në fund të sezonit”, përfundoi Rei Manaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"