Muaji letargjik i Ronaldos, por në të ardhmen pritet shpërthimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 15:52

Muaji letargjik i Ronaldos, por në të ardhmen pritet shpërthimi

Kristiano Ronaldo shënoi golin e barazimit 2-2 kundër Sasuolos me penallti, por për herë të parë në 10 sezonet e fundit ai nuk ka arritur kuotën me dy shifra në fillim të dhjetorit. Kujdes kur flisni për krizë në lidhje me portugezin. ronaldo

Në vjeshtë qëndron në gjumin letargjik, pastaj zgjohet në shkurt, kur gjërat bëhen serioze. Pak a shumë ky është leximi i numrave të Kristiano Ronaldos në 5 sezonet e fundit. Në tetor-nëntor shënon “pak” gola. Ai e merr veten në dhjetor deri në janar, përpara se të bëjë shpërthimin e madh.

Kështu ndodhi edhe vitin e kaluar në Ligën e Kampioneve, kur vitin e kaluar shënoi 1 gol në grupe dhe 5 gola në fazën e 1/8-ave dhe çerekfinale. Këtë sezon ai ka arritur të shënojë 7 gola, duke llogaritur këtu edhe dëmtimet e shumta që ka pasur në krahasim me sezonet e kaluara. Por është në linjë me ecurinë e viteve të mëparshme. Historikisht në këtë periudhë tetot-nëntor, Ronaldo shënon gjithmonë pak, 8.16% dhe 7.56% të golave sezonalë. ronaldo8

Kjo është e dhëna më e ulët e kalendarit të tij të golave. Në dhjetor, mesatarja e tij rritet në 11.73%, e cila zbret në 9.68% në janar. Rritja e tij ndodh kur vjen fundi i sezonit dhe gjërat bëhen serioze. Jo dopioshifër – Për momentin, golat e shënuar nga Kristiano Ronaldo me fanellën e Juventusit janë 7: një në Champions dhe 6 në kampionat në 16 prezenca. Ai qëndroi pa gjetur rrugën e rrjetës në muajin nëntor, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në karrierën e tij që nga sezoni 2009. ronaldo

Është gjithashtu hera e parë ai nuk arriti të shënonte një kuotë golash me dopioshifër. Në sezonin e parë me Realin nuk e arriti këtë, por pastaj nisi të shpërthente. Numrat e tij nuk janë kurrë problem dhe Juventusi e di që Kristiano do të jetë vendimtar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"