Muaji i festave/ Interi publikon foto me Kristjan Asllanin, shihni postimin humoristik të zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 14:29

Muaji i festave/ Interi publikon foto me Kristjan Asllanin, shihni postimin humoristik të zikaltërve

Sot është data 1 dhjetor dhe kemi hyrë zyrtarisht në muajin e fundit të vitit që nënkupton, muajin e festave, atë të Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri.

KRISTJAN ASLLANI

Së fundmi me anë të një postimi në profilet e saja zyrtare, Interi ka publikuar një foto me mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanin në stërvitje, i cili duket sikur tregon diçka me gisht dhe klubi zikaltër bën humor me foton e Asllanit duke shkruar se: “Për Krishtlindje shkohet për nga kjo anë.”

Një foto humoristike e klubit nga Milano.

Aktualisht, gjatë këtij sezoni me fanellën e Interit, Kristjan Asllani është aktivizuar në 12 ndeshje në të gjitha kompeticionet, teksa ende nuk ka shënuar dhe asistuar asnjëherë.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"