Muaj pa rroga, skuadra e Serisë A rrezikon pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 16:09

Muaj pa rroga, skuadra e Serisë A rrezikon pikët

Juventusi mund të mos jetë i vetmi klub i Serisë A që mund të përballet me një zbritje të pikëve në këtë sezon, ndonëse kjo nuk do të vijë për një çështje plusvalencash fiktive që kanë zbuluar hetuesit e prokurorive të ndryshme.

Milan Sampdoria

Arsyeja është se te Sampdoria lojtarët kanë muaj të tërë pa rroga dhe ndoshta është edhe kjo një prej arsyeve që ky klub historik rrezikon sivjet një rënie nga kategoria. Gjithsesi, siç e thotë edhe qartë rregullorja, nëse drejtuesit nuk paguajnë deri më 16 shkurt rrogat e prapambetura, që shkojnë mes 35-40 milionë eurove, zbritja e pikëve nuk do të mungojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"