Muaj i ngarkuar te Partizani, ja hyrje-daljet në merkaton e “demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 0:17

Muaj i ngarkuar te Partizani, ja hyrje-daljet në merkaton e “demave”

Partizani do të ketë një muaj të ngarkuar. Normalisht, pasi merkato e verës ishte e bllokuar dhe me kontingjent të reduktuar, priten disa afrime të tjera te “demat”, pas ardhjes së Zhunior dhe Murataj.

Partizani

Mesfushori Donald Mëllugja është shumë pranë firmës me të kuqtë dhe me shumë gjasa, javën tjetër do të jetë pjesë e Partizanit. Gjithashtu, priten edhe tri përforcime në mbrojtje.

Ndërsa sa i përket largimeve, janë disa futbollistë që po presin të mësojnë përfundimisht të ardhmen e tyre. Bëhet fjalë për Jasir Asanin, Theofilius Solomon dhe Lukas Kardozon.

Ofertat nuk kanë munguar për asnjë nga futbollistët e lartpërmendur, por deri më tani, asnjë ofertë nuk ka bindur Partizanin. Në rast të ofertave të duhura, këta tre futbollistë, me shumë gjasa do të ndërrojnë skuadër gjatë kësaj merkatoje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"