“Mu deshën 3-4 ditë që të ndihesha më mirë,” Arteta flet për infektimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 17:58

“Mu deshën 3-4 ditë që të ndihesha më mirë,” Arteta flet për infektimin

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili ishte trajneri i parë i prekur me COVID-19 në Premier Ligë, ka konfirmuar këtë të hënë se është shëruar plotësisht nga koronavirusi.

skysports-mikel-arteta-arsenal_4874266

Infektimi i 37 vjeçarit u konfirmua me 12 mars, 2 ditë pasi presidenti i Olimpiakosit Evangelos Marinakis, me të cilin u përballën në sfidën e vlefshme për Europa Ligë, kishte rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Arteta Arsenal

“Mu deshën 3-4 ditë të filloja të ndihesha më mirë, me më shumë energji dhe të lija pas simptomat. Ndihem shumë mirë tani dhe ndihem i shëruar.

Më telefonuan bordi drejtues dhe më treguan se presidenti i Olimpiakosit kishte rezultuar pozitiv dhe kushdo që ka patur kontakt me të është i rrezikuar.

Më pas i tregova që nuk po ndihesha mirë dhe që kjo ishte kthyer në një çështje tashmë duke qenë se shumë lojtarë tanët ishin po ashtu në kontakt me Olimpiakosin,” tha Arteta.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"