Mrekullia e skuadrës së kategorisë së 6-të/ Punëtori fjeti në fushë për të eliminuar Runin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2021 | 9:18

Mrekullia e skuadrës së kategorisë së 6-të/ Punëtori fjeti në fushë për të eliminuar Runin

“E shtuna ishte një ditë e madhe për klubin, por festimet e mia nuk ishin të jashtëzakonshme. Më zuri gjumi në kolltuk që në orën 20:00. Ishte një detyrë e vështirë për ta mbajtur ndeshjen gjallë. Të gjithë e dinë që unë fjeta në ‘Victory Park’ të premten dhe kjo është një nga arsyet përse nuk dua të punoj në një klub profesionist. Më pëlqen puna e vështirë dhe sfida për t’u kujdesur për fushën”.

_116425718_chorley1_gettyimages-1295457219

Skuadra e kategorisë së 6-të, Çorlej, i befasoi të gjithë të shtunën kur eliminoi gjigantët e Championship-it, Derbi Kauntin 2-0 nga Kupa FA. Një sukses që do të kishte qenë i pamundur pa Ben Kai, i cili është kujdestari i fushës së skuadrës amatore.

Ai shmangu rrezikun e shtyrjes së ndeshjes, duke eliminuar akullin që kërcënonte fushën. Atë natë, ai tregon se fjeti në një tendë të improvizuar në fushë, në -2 gradë. “Të premten ranë ndjeshëm temperaturat dhe nisi bora. Në orën 10:00 na u prish gjeneratori dhe inxhinierin e kishim në Derbi. E mbuluam fushën me tenda që të mos ngrinte.

pUNTORI

Nuk isha shumë optimist se do ta shpëtonim”, tregoi Kai, të cilit shefi i fushës së “Wembley”-t, Karl Stenli, i ka bërë një ftesë të veçantë: “Qershia mbi tortë e kësaj fundjave ishte kur Karl më ftoi që të punoja me stafin e tij të fushës për finalen e Kupës FA që në ‘Wembley’. Për mua, të punoj në stadiumin kombëtar është një privilegj”, tregon Kai për “BBC”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"