Mrekullia e shijakasve/ Shënojnë vetëm të huajt, një Erzen braziliano-kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2022 | 22:45

Mrekullia e shijakasve/ Shënojnë vetëm të huajt, një Erzen braziliano-kroat

Erzeni është surpriza më e bukur e 12 javëve të para të kampionatit. Nëse pas fitores minimale në start ndaj Vllaznisë të shumtë ishin skeptikët për vazhdimësinë e skuadrës shijakase, koha tregoi se stafi teknik, me në krye Xhevahir Kapllanin dhe drejtuesit e klubit, kishin bërë një mrekulli në përzgjedhjen e skuadrës, që në fakt u ndërtua nga e para.

erzeni

Ata që mbijetuan nga sezoni i kaluar, që ngjitën në elitëErzenin pas 19 vitesh, ishin vetëm pesë futbollistë. Bëhet fjalë për emra si Enk de Soza, Rejnaldo Troplini, Anteo Osmanllari, Ergi Goga dhe Argel Avdiu, që kanë qenë të rëndësishëm në Kategorinë e Parë, kur skuadra drejtohej nga Nevil Dede.

Ndërkohë, nga këta lojtarë vetëm mbrojtësit Enk dheOsmanllari janë përdorur si titullarë në disa ndeshje të këtijkampionati nga trajneri Kapllani. Nga porta ku Dashamir Xhika ka shkëlqyer, duke e mbajtur në pesë ndeshjet e paratë paprekur, te mbrojtja me kapitenin Gëzim Krasniqi, NeharSadikin, Ardit Iljazin, Ardit Peposhin, për të vazhduar me mesfushën ku e nisën si titullarë Alan Rodrigez, Adnard Mehmeti, Amir Kahrimanoviç dhe deri te slloveni Marko Kriviçiç, që me ndryshimin e skemës nuk po lëviz më nga formacioni.

Për të shkuar te sulmi, ku Patrik Nonato, Florian Kadriu,Ilirid Ademi, Progon Maloku dhe Thierno Thiub, kanë dhënënjë kontribut të madh deri më tani, dikush si titullar dhe tëtjerë si zëvendësues. Të gjithë kanë qenë debutues te shijakasit dhe mënyra se si i janë përgjigjur Kapllanit ka qenëshumë domethënëse, teksa janë përshtatur shumë shpejt,duke tejkaluar të gjitha pritshmëritë.

10 GOLA DHE 20 PIKË

Skuadra shijakase është aktualisht forca e tretë e kampionatit, me 20 pikë të grumbulluara. Pas 12 javësh, Erzeniështë vetëm 2 pikë larg vendit të parë, aty ku bashkekryesojnë Tirana dhe Partizani. Kjo është padyshim një ngamomentet më historike të klubit në pjesëmarrjen e tretë në elitën e futbollit shqiptar.

Të mendosh që në verën ekëtij viti kishte dilema edhe për pjesëmarrjen e skuadrësnë Superiore, ajo që po ndodh me Erzenin është në kufijtëe një mrekullie sportive, ku natyrisht gjithçka është përmeritë të lojtarëve, stafit teknik dhe drejtuesve, që i kanëbërë një menaxhim perfekt çdo situate.

Të përkrahur fuqishëm nga tifozët shijakas, që mbushën çdo stadium, jovetëm si pritës në “Niko Dovana” të Durrësit, por edhe nëtransferta, Kapllani i ka marrë më të mirën një grupi futbollistësh, ku është ndërthurur mes atyre me eksperiencëdhe të rinjve që po afirmohen në Superiore.

Por, ajo që kabërë më tepër përshtypje deri më tani është fakti se nga10 gola të shënuar dhe po kaq të pësuar në këto javë, tëgjithë mbajnë firmën e të huajve. Braziliani Patrik Nonatodhe kroati Amri Kahrimanoviç kanë realizuar nga katërgola secili, ndërsa dy të tjerët mbajnë firmën e brazilianëve Alan Rodriges dhe Enk de Soza. Pra, një Erzen braziliano-kroat, ku gjashtë gola mbajnë firmën e lojtarëvenga vendi i Sambës, ndërsa katër të tjerë nga Kroacia, kuka vendlindjen Kahrimanoviç, pavarësisht se ky i fundit kaorigjinë boshnjake.

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"