Mposhti virtualisht Muhamed Alinë, flet Tajson: Në ring do të fitonte …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2020 | 22:47

Mposhti virtualisht Muhamed Alinë, flet Tajson: Në ring do të fitonte …

Legjenda e boksit Majk Tajson ka mohuar kategorikisht se do të mposhte Muhamed Alinë, në rast se do të përballeshin në ring, duke insistuar se Ali është “Më i Madhi”, ashtu siç ka pseudonimin.

tajson

Ky reagim i 53 vjeçarit amerikan erdhi pasi turneu i Super Serive të Boksit Botëror (WBSS) organizuan një përballje virtuale midis boksierve të ndryshëm.

Tajson

Në finale mbërrritën sigurisht dy më të mirët, Muhamed Ali dhe Majk Tajson. Ndeshja u fitua nga Tajson, pas 12 raundeve.

Muhamed Ali

Mirëpo kjo nuk do të ndodhte në rast të një përballjeje të vërtetë në ring, siç thotë vetë 53 vjeçari Tajson: “Kjo ëshë thjesht ndeshje virtuale. Unë nuk do të fitoja në rast të një përballjeje të vërtetë. Ali është më i madhi i të gjitha kohërave,” deklaroi Tajson për “Yahoo”.

ali

Të dy këta boksierë kanë shpenzuar mbi 20 vite në ring. Tajson numëron 50 fitore nga 58 ndeshje dhe Ali, i cili u nda nga jeta në vitin 2016, 56 fitore nga 61 ndeshje.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"