Katër pikë në 2 ndeshje, flet Kamarata: Skuadra po bën mirë, para se të vija këtu pashë diçka…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 16:07

Katër pikë në 2 ndeshje, flet Kamarata: Skuadra po bën mirë, para se të vija këtu pashë diçka…

Apolonia shtangu Laçin ditën e sotme, teksa e mposhti me rezultatin 1-0 në shtëpi. Një nisje shumë e mirë kjo e trajnerit Fabricio Kamarata, që në dy ndeshje në stolin e Apolonisë, ka marrë 4 pikë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri për “Gol pas Goli”, u shfaq shumë i lumtur, duke thënë se detyra e tij është ta përmirësojë skuadrën.

Kamarata

“Ishte shumë e vështirë, pasi luajtëm ndaj një skuadre të fortë. Çunat sot treguan karakter të fortë dhe dëshirë për të fituar.  Skuadra po stërvitet shumë mirë, e kam parë edhe në stërvitje. Detyra ime është që ata janë shumë të rinj dhe më duhet t’i rris si lojtarë. Nëse jemi në fund të tabelës, sigurisht që e kemi një problem. Detyra ime është t’i përmirësoj të shënojnë dhe të mos pësojnë gola. Edhe pse do luajmë me ekipe me sulme të mira, ne do mbrohemi mirë. Tani do na shikojnë ndryshe. Gjëja e parë që kam bërë këtu, ka qenë se i kam dhënë besim skuadrës edhe ekuilibër gjithashtu. Iu kam dhënë pak nga pak nga të gjitha. Kam besuar që skuadra kishte diçka të mirë. Pak nga pak, mund t’ia dalim.”, tha Kamarata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"