Mposhti konkurencën e Tiranës dhe të Shkëndijes, Shkupi transferon sulmuesin 23-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2021 | 23:43

Mposhti konkurencën e Tiranës dhe të Shkëndijes, Shkupi transferon sulmuesin 23-vjeçar

Matej Cventanovski është lojtari më i ri i Shkupit. Këtë lajm e ka konfirmuar “SportMedia.mk” e cila zyrtarizon këtë kalim të ish-sulmuesit të Vardarit tek skuadra shqiptare.

CVENTANOVSKI

23-vjeçari i cili ndiqej edhe nga Tirana dhe Shkëndija transferohet tek klubi shkupjan për pjesën e mbetur të sezonit.

Do të jetë një përforcim i rëndësishëm ky për klubin e Shkupit i cili këtë sezon po lufton për titullin kampion në ligën maqedonase në duel me ekipin tjetër shqiptar si Shkëndija e Tetovës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"