Mposhti dy herë vdekjen, Abidalit i besohet posti drejtues te Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2018 | 22:36

Mposhti dy herë vdekjen, Abidalit i besohet posti drejtues te Barcelona

Erik Abidal është emëruar ditën e sotme, si drejtor sportiv i Barcelonës, duke zëvendësuar Robert Fernandez në këtë detyrë. Drejtuesit e klubit katalanas bënë të ditur se 55-vjeçarit valencian, Roberto Fernandez Bonillo, që mbulonte prej disa vitesh rolin e sekretarit teknik të ekipit të parë të Barçës në futboll, nuk do t’i rinovohej më kontrata, që përfundonte më 30 qershor.

Abidal

Abidal, vetëm një vit më parë u emërua si ambasador dhe përfaqësues i klubit blaugrana anembanë globit. Duke lënë mënjanë titujt me Lionin, Abidal ka fituar 15 trofe gjithsej me fanellën e Barçës në 6 sezone, nga viti 2007-2013, megjithatë në marsin e vitit 2011 ish-mbrojtësi i majtë i ekipit katalanas, i cili shpesh herë ka mbuluar edhe rolin e qendërmbrojtësit, u diagnostikua me tumor dhe një vit më vonë pati nevojë për një transplant në mëlçi, sidoqoftë në majin e vitit 2012 doktorët deklaruan se Eric Abidal mund të vijonte i qetë karrierën e tij si futbollist dhe në fakt falë vullnetit të fortë ai vazhdoi të luajë deri në fundin e vitit 2014, për skuadra të tilla si Monaco dhe Olympiacos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"