Mposhti Bajernin në finale, Kovaç: Hejnkes më uroi, unë i kërkova falje…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 19:17

Mposhti Bajernin në finale, Kovaç: Hejnkes më uroi, unë i kërkova falje…

Niko Kovaç është krenar për mënyrën se si largohet nga Frankfurti. I jep klubit të tij trofeun e kupës që mungonte prej 1988 dhe i kualifikon direkt në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

43857151_303

“Futbolli shkruan historitë më të bukura. Kjo është jeta. Unë gëzohem për klubin, për tifozët dhe skuadrën. Ku e patë prekjen e topit me dorë te goli i dytë? Por, penalltia mund të jepej”, tha tekniku kroat, që tani do të ketë përgjegjësinë për të drejtuar stolin e skuadrës më të titulluar të Gjermanisë dhe ish-ekipin e tij.

“Do ketë gjithnjë kritikë që do ta thonë këtë. Thanë isha pa përvojë edhe kur erdha në Frankfurt. Më pret një sfidë e re. Pas ndeshjes, Hejnkesi më uroi ndërsa unë i kërkova falje. Tani i uroj gjithë të mirat në jetën pas futbollit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"