Mposhtën Shalken dhe ju larguan zonës së ftohtë, shikoni si e feston skuadra gjermane fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 12:49

Mposhtën Shalken dhe ju larguan zonës së ftohtë, shikoni si e feston skuadra gjermane fitoren

Augsburgu mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme, teksa mposhti 3-0 Shalke 04 në transfertë. Një fitore kjo që e ngjiti Augsburgun në vendin e 12-të në kuotën e 30 pikëve dhe duke e larguar kështu për një moment nga zona e ftohtë.JFJ

Fitorja për miqtë mungonte prej 6 ndeshjesh dhe marrja e 3 pikëve ndaj Shalkes ngiriti së tepërmi moralin e skuadrës. Gëzimi për këtë fitore ishte shumë i madh, teksa lojtaret e kanë festuar ndryshe nga gjithë herët e tjera.

Në një foto të postuar nga klubi i Augsurgut, shihen të gjithë lojtarët duke festuar për fitoren e arritur, teksa gjithashtu respektojnë edhe rregullat për shkak të Koronavirusit, duke mbajtur maska dhe duke ruajtur gjithashtu distancën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"