Mposhtën Real Madridin, Muriqi vlerëson portierin serb: Na nderoi Rajkoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 19:05

Mposhtën Real Madridin, Muriqi vlerëson portierin serb: Na nderoi Rajkoviç

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe i Majorkës në La Liga, Vedat Muriqi, ka vlerësuar me notën maksimale shokun e tij në skuadër, Predrag Rajkoviç për paraqitjen e bërë ndaj Realit të Madridit.

Vedat-Muriqi (1)

Majorka mundi “Los Blancos” me shifrat 1-0, pas një autogoli të Naços. Por portieri i vendësve, ishte vendimtar me pritjen e penalltisë së Asensios në pjesën e dytë të takimit.

“E dinim se ndaj Realit të Madridit do të ishte një ndeshje e madhe. Në të tilla takime nuk ke çfarë të mendosh gjatë, po luan ndaj një prej klubeve më të mëdha në botë. E kemi përgatitur mjaft mirë ndeshjen për të frenuar Realin dhe lojtarët e mëdhenj që ata kanë. Kemi fituar tri pikë me shumë vuajtje ndaj një ekipi të madh dhe tani të shohim përpara. Goli? Nuk më intereson shumë nëse shënova unë apo ishte një autogol i Naços. Kur fiton skuadra jam shumë i lumtur kushdo qoftë golashënuesi. Natyrisht nëse shënoj vetë është një kënaqësi e dyfishtë. Ishte një ndeshje e çmendur. Mendoj se kjo fitore i shkon Rajkoviçit me penalltinë e pritur. Na dha tri pikët. Ndaj Realit treguar edhe njëherë se jemi një skuadër e vërtetë dhe në fushë zbresim për të fituar cilido qoftë kundërshtari përballë. Kemi 28 pikë, jemi më të qetë. Dëshirojmë të arrijmë sa më shpejt 40 pikët për të siguruar mbijetesën”, tha kosovari pas triumfit të Majorkës në La Liga përballë Realit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"