Mposhtën në shtëpi Lushnjën, Dalipi: Tomori e meritoi, por kemi shpërdoruar shumë raste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 21:50


Mposhtën në shtëpi Lushnjën, Dalipi: Tomori e meritoi, por kemi shpërdoruar shumë raste

Klevis Dalipi mendon se Tomori u çlirua. E para fitore në kampionat i jep frymëmarrje edhe trajnerit. U gëzohet pikëve të plota, por “qan” rastet e humbura dhe sidomos ato të pjesës së dytë.

Tomori Dalipi

“Ishte fitorja jonë e parë në kampionat. E kemi merituar plotësisht atë edhe për këtë arsye, më duhet të falënderoj skuadrën për gjithçka dha në fushë.

E megjithatë, kam edhe kritika. Më së shumti dua t’i tërheq vëmendjen për finalizimin, duhet të përmirësohemi akoma më shumë. Nëse pjesa e parë ishte në një ekuilibër të plotë, në të dytën shpërdoruam aq shumë raste flagrante dhe kjo është e pafalshme. Megjithatë, do korrigjohemi duke punuar bashkërisht në stërvitje.

Këtë trepikësh duam t’ia dedikojmë tifozërisë sonë të mrekullueshme. Tani të punojmë dhe të mendojmë për sfidën e radhës ndaj Vorës në transfertë”, përfundoi numri një i pankinës beratase.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/