Mposhtën Bylisin me tre gola, Kanarsa: I goditëm psikologjikisht kryesuesit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2022 | 12:06

Mposhtën Bylisin me tre gola, Kanarsa: I goditëm psikologjikisht kryesuesit!

Apolonia mundi kryesuesit dhe Juri Kanarsa nuk ka si të mos krenohet. Ai e quan bindëse fitoren, ndërsa për gazetën tha:

Juriy KANARSA

“Arritëm një fitore bindëse. Ishte një ndeshje e vështirë, por ia dolëm. Në fushë pashë një ekip luftarak, që shfaqi grintë, dëshirë dhe besim nga minuta e parë e sfidës.

Motivimi do të rritet ndjeshëm, tashmë që na kanë mbetur edhe 6 finale. Dominues në secilën pjesë dhe kjo kuptohet lehtë edhe nga rezultati i përgjithshëm.

Shënuam dy gola në pjesën e parë, të cilët na ndihmuan mjaftueshëm për vazhdimësinë e lojës. Ndërsa goli i tretë vulosi gjithçka dhe vërtetoi që e merituam.

Deri në fund dua të kemi këtë ritëm dhe intensitet, sepse kështu ditëm që të godisnim psikologjikisht edhe një kundërshtar si Bylisi”, tha italiani i stolit.

Sakaq, Jeton Beqiri nuk u prononcua. Humbja e thellë e bëri që të largohej i mërzitur nga stadiumit “Loni Papuçiu”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"