Moxhit nuk i del e keqja me Juventusin dhe vendimin për mesfushorin: Ta detyronin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2022 | 18:52

Moxhit nuk i del e keqja me Juventusin dhe vendimin për mesfushorin: Ta detyronin!

“Zgjedhja nuk është e gabuar, nëse mendojmë se Pogba e ka treguar se është një futbollist i fortë. Por kur në mes janë shumë fate dhe shumë miliona euro që klubi nxjerr për të, ndoshta dëshirat e lojtarit janë të fundit që klubi duhet t’i dorëzohet. Punëmarrësi ka dopio përgjegjësi dhe shpresoj që mos ta vuajë dyfish”.

moggi

Luçiano Moxhi e nis disi butë mendimin e tij lidhur me vendimin e Pol Pogba për të mos u operuar në gju dhe për t’u rikthyer pas 2-3 muajve si i ri, ndërsa ka marrë edhe aprovimin e klubit: “Nëse do të ishte një periudhë tjetër e sezonit, të jeni të sigurt se vetë Pogba do t’i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Por dallohet qartë se zgjedhja në fjalë ka qenë një kapriço, për mua e papranueshme, nga ana e futbollistit, i cili ka vënë në plan të parë jo Juventusin, por Botërorin dhe dëshirën personale për të qenë protagonist në Botëror.

Nuk dua ta mendoj sesi do të ndihen drejtuesit e Juventusit, që gabuan duke pranuar këtë vendim, nëse Pogba i kërkon menjëherë pas Kupës së Botës në Katar, që të operohet dhe të korrigjojë problemin e tij”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"