Moxhi “ngel në klasë” Ekubanin: Partizanit i duhet një që të çojë topin në portë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2017 | 23:27

Moxhi “ngel në klasë” Ekubanin: Partizanit i duhet një që të çojë topin në portë

Luçiano Moxhi ka folur sot para mediave pas ndeshjes së barazuar nga Partizani kundër Kukësit. Sipas ish-drejtuesit të Juventusit, tashmë në funksionin e drejtuesit të Partizanit, të kuqtë e meritonin fitoren, ndërsa Kukësi kishte bërë pak gjëra për t’u mbajtur mend në këtë sfidë.

moxhi

“Ishte një ndeshje e mirë të cilën Partizani meritonte ta fitonte, por kur topi nuk do të hyjë…. Ndeshjen e bënë ata, të tjerët luajtën në gjysmëfushën e tyre dhe shënuan një gol me shumë fat pas një goditjeje këndi.

Unë pashë një skuadër të mirë,  që mund të merrte rezultatin që kërkonte. Kam parë është ndeshjen tjetër që e fituan 2-1. Në përgjithësi më duket një skuadër e mirë, që në Shqipëri mund të konkurrojë për titullin. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, tha ai.

Sipas tij, Partizani ka mundësi të bëjë edhe më shumë. “Kam parë edhe ndeshjen e derbit që u fitua 2-1 dhe mendoj se këtu në Shqipëri, Partizani është një skuadër cilësore që mund të jetë në krye”.

Ai analizoi edhe ndeshjen duke vlerësuar prapavijën e të kuqve që u tregua e sigurt. “Kukësi ka luajtur i gjithi mbrapa dhe të gjithë topat e tyre kishin një pikë në sulm që ishte numri 22 (Pejiç). Pashë gjithashtu lojtarë që më kanë pëlqyer, siç ishte Atanda, që ka luajtur me Malotën në mbrojtje. Kanë bërë një dyshe të mirë, pasi njëri ishte fizikisht shumë mirë dhe tjetri rikuperonte shumë topa. Portieri gjithashtu jepte siguri”.

Por nëse për mbrojtësit kishte fjalë të mira, duket se ish-drejtuesi i Juventusit nuk është aq i kënaqur me Ekuban. “Mendoj se këtij Partizani i mungon dikush që të çojë topin në portë dhe duhet gjetur ai. Ekuban është një lojtar shumë i mirë teknikisht, por nuk e gjuan shumë portën. Krijon hapësira që mund të shfrytëzohen nga shokët e tij, por për të duhet një pykë”, deklaroi Moxhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"