Moxhi e bën fakt të kryer: Mbrojtësi i Interit dhe “ylli” i Lacios do të transferohen tek Juventusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2018 | 18:33

Moxhi e bën fakt të kryer: Mbrojtësi i Interit dhe “ylli” i Lacios do të transferohen tek Juventusi

Gjatë orëve të fundit sytë e të gjithëve janë drejtuar nga Botërori “Rusi 2018”, por nuk mungojnë as argumentet e lidhura me merkaton, mbi të gjitha nëse flitet për goditje të rëndësishme.

moxhi-1

Mes klubeve italiane më aktive është Juventusi (momentalisht, pasi Interi u kujdes më parë për këtë pjesë dhe ka arritur 3 goditje), që po bën të ëndërrojnë tifozët. Edhe Luçiano Moxhi, ish-drejtues i bardhezinjve e më pas i Partizanit, ka ndërhyrë për radio “7 Gold” për të komentuar manovrat e “Zonjës”.

kanselo

“Kanselo, – u shpreh Moxhi, – dëshiron Juven dhe Juvja do Kanselon: marrëveshja do arrihet. Edhe për Milinkoviç-Saviç bardhezinjtë kanë biseduar me Lacion? Do transferohet në Torino”.

Sergej-Milinkovic-Savic-621410

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"