MOVIOLA| Partizani-Laçi/ Mala dy herë protagonist, pretendime për penallti nga të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 13:20

MOVIOLA| Partizani-Laçi/ Mala dy herë protagonist, pretendime për penallti nga të kuqtë

Në tërësi, mund të konsiderohet si një ndeshje (Partizani-Laçi 0-0) që u menaxhua mirë nga treshja e gjykimit, duke marrë parasysh që bëhej fjalë për një sfidë delikate dhe ndoshta mund të zgjidhej nga episodet. Rasti më i diskutueshëm ishte ai i Esat Malës në të 19-ën, ku mbrojtësi Selmani ndërhyn në zonë.
mala
Nga pamjet duket që ka larguar topin, edhe pse më pas ndoshta prek këmbën e Malës dhe i drejtë vendimi i Hamitit për të vijuar lojën, ndërkohë që edhe të kuqtë nuk kanë pasur shumë pretendime.
mala rast
Sërish Mala protagonist te një tjetër ndërhyrje në zonë në minutën e 43-të, por shtyrja nuk është në ato nivele në dhënien e një 11-metërshi. Edhe te kartonët e verdhë, deridiku qëndronin të gjithë, edhe te rasti i trajnerit Daja që mori një të verdhë në fundin e pjesës së parë për shkak të protestave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"