MOVIOLA| Vllaznia-Teuta/ Penalltitë ishin, por Krymi “shpëtoi” nga i kuqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 19:45

MOVIOLA| Vllaznia-Teuta/ Penalltitë ishin, por Krymi “shpëtoi” nga i kuqi

Vllaznia-Teuta ishte një ndeshje me gola, dy prej të cilëve erdhën nga 11-metërshat. Klajdi Kola veproi drejt në të dyja rastet. Ajo e të 15-ës ishte penallti.

Vllaznia-Teuta

Faulli i Ardit Krymit nis që jashtë zonës, madje edhe rënia e Lorenco Vilës (përthyerja e gjunjëve) nis mbi vijën fatale, por arbitrin e “shpëton” fakti që tërheqja nga fanella vazhdon edhe në brendësi të zonës, ku edhe lojtari i Teutës rrëzohet plotësisht! Kryesori duhet vetëm që të ndëshkonte me të verdhë numrin 6 të Vllaznisë.

E nëse do të ndodhte kështu, atëherë me kartonin që mori në të 47-ën do të dilte me të kuq. Në të 85-tën, ishte gjithashtu penallti. Gruda futet në zonë dhe pengohet nga Sherri. Portieri nuk e prek topin, por vetëm sa pengon lojtarin e Teutës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"