MOVIOLA| Vllaznia-Teuta/ Kursehen dy të kuq, rasti i Malotës nuk ishte penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 14:43

MOVIOLA| Vllaznia-Teuta/ Kursehen dy të kuq, rasti i Malotës nuk ishte penallti

Për Olsid Feratajn dhe asistentët e tij Ilir Tartari dhe Nuri Rapaj nuk ishte aspak ndeshje e lehtë. Më shumë se raste goli, pati moviolë. Në kompleks mund të themi se kanë vepruar drejt, ndonëse i kuqi për Emersonin dhe Kallakun pas atij sherri nuk do të ishte i gabuar. 

Vllaznia-Teuta

45+13’ Ishte minuta e fundit e shtesës në pjesën e parë, kur plas sherri. Një dyluftim pranë vijës anësore mes Emerson dhe Kallakut, shoqërohet me nerva. E nis braziliani gjithçka duke i shkaktuar faull dhe shtyrë me dorën e majtë. Mesfushori i Teutës nuk e duron dot dhe i afrohet duke tentuar goditje me kokë, ndonëse pa forcë. Kundërpërgjigjja e numrit 70-të të Vllaznisë nuk vonon, pasi e shtyn fort me të dyja duart. Olsid Ferataj e kalon vetëm me dy të verdhë këtë moment, por edhe i kuqi nuk do të ishte keq.

50’ Krymi nis Emersonin, që ka mundësi të mirë për të shënuar. Por loja ndalet, për pozicion jashtë loje. Moment i dyshimtë.

58’ Goditje dënimi e ekzekutuar nga Lika, por duke qenë se lëvizi muri, duhet të ripërsëritej.

75’ Një top i gjuajtur nga Gashi bllokohet prej Malotës. Ka protesta nga kosovari, që kërkon penallti për prekje të topit me dorë. Pretendim i pavend i lojtarit të Teutës, pasi mbrojtësi i Vllaznisë ishte me duart pas shpine dhe mbi të gjitha të mbledhura. Veproi drejt kryesori Ferataj.

77’ Kallaku mundohet të fitojë një 11-metërsh pas një aksioni nga e majta, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. Dhe me të drejtë, pasi më shumë ishte simulim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"