MOVIOLA| Vllaznia-Partizani, Jemini “ngel” ish-kolegun për 2 rastet e kontestuara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 0:35

MOVIOLA| Vllaznia-Partizani, Jemini “ngel” ish-kolegun për 2 rastet e kontestuara

Ish-arbitri i Kategorisë Superiore Lorenc Jemini gjykoi në studion e “Proçesit Sportiv” të “Top Channel” se arbitri i takimit Vllaznia-Partizani ka gabuar në të dy rastet më dramatike të takimit.

Jemini

Sipas tij, akordimi i penalltisë për shkodranët në minutën e 34-rt për prekje të topit me dorë nga Esin Hakaj i Partizanit është totalisht i gabuar, pasi mbrojtësi e ka prekur fillimisht topin me dorë dhe përsëri nuk do të akordohej penallti nëse do ta prekte topin me dorën e hapur.

Ndërkohë, ai e konsideroi të gabuar mosakordimin e penalltisë për Partizanin në minutën e 84-rt kur Adili i Vllaznisë shtyn me dorë Brojën.

“Penalltia e Vllaznisë – Nuk e shpjegoj. Kjo bie në trup e pastaj në gjoks, nuk është penallti edhe po të shkonte te dora. Nuk e shikon fare asistenti. Edhe dorë e hapur po të ishte, nuk jepet penallti. Me këtë u vendos ndeshja.

Faulli i Adilit ndaj Brojës– Nëse ajo e para ishte penallti, kjo është 3 herë penallti. Ky shkon vetëm me duar dhe s’mendon fare për topin”, u shpreh Jemini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"