Moviola| Vllaznia-Laçi/ Shumë kontestime, ka diskutim për dy penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 22:33

Moviola| Vllaznia-Laçi/ Shumë kontestime, ka diskutim për dy penallti

Shumë diskutime dhe kontestime në Vllaznia-Laçi për gjykimin e Kridens Metës dhe asistentëve të tij. Janë dy raste ku vendësit pretendojnë penallti, e megjithatë pamjet i japin më shumë të drejtë kryesorit të ndeshjes.

bandicam 2020-01-25 17-38-24-253

61′ Një top i futur në zonë nga Gligorovi ndalet prej Domgjonit. Vllaznia ka pretendime për pjekje të topit me dorën e majtë të mbrojtësit, por nga pamjet duket se gjuan me gjoks.

76′ Sidorenko gjuan një top nga e majta dhe Turkaj i shtrirë në zonë bllokon rrezikun. Ka pretendime edhe në këtë rast për prekje të topit me dorën e majtë. Pamjet nuk janë fort të qarta në këtë rast, ndaj mbetet një moment i dyshimtë.

77′ Gligorov godet me kokë Xhixhën, por gjithçka kaloi me një të verdhë për mbrojtësin e Vllaznisë. Ishte në limitet e të kuqit, ndaj arbitri mendoi që ta menaxhonte në këtë formë situatën.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"